TIRANË

Presidenti i Parlamentit Europian David Sassoli shprehet se pas rishikimit të metodologjisë për hapjen e negociatave me vendet që aspirojnë të jenë pjesë e BE, do të kapërcehen edhe vërejtjet për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut.

Në konferencën për media me kryeministrin Edi Rama, Sassoli foli edhe për paketën anti-kçk të miratuar nga qeveria.

“Ne e dimë që pozicioni i disa qeverive ishte që të rishikohej metodologjia e proceseve të anëtarësimeve. Ne jemi të bindur se paketa duhet të ecë njëkohësisht për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Jemi të bindur se pasi të jenë rishikuar disa mekanizma të metodologjisë të gjitha vërejtjet do të kapërcehen.
Përse ishte e rëndësishme reforma që u miratua javën e kaluar nga qeveria? Sepse kishte të bënte me luftën kundër krimit të organizuar. Kjo do të shtojë jo vetëm sigurinë për Shqipërinë por edhe aftësinë e kapacitetin e bashkëpunimit të Shqipërisë me BE. Jam i kënaqur se mbi këtë reformë ka dhe pak frymë italiane. Ne prej 10 vjetëve jemi gjendur në kushtet e luftës kundër krimit të organizuar në shumë vende të Italisë dhe kjo përvojë mund të jetë e dobishme dhe për të tjerët. Do të jemi së bashku në luftën kundër kapitaleve të paligjshme”, deklaroi Sassoli.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb