TIRANE- Në një kohë kur politika ‘zien’ nga akuzat që i rëndojnë ish-ministrit Saimir Tahiri, ku prokuroria kërkon arrest me burg për përfshirje të tij në trafik droge, një reagim i fortë vjen nga presidenti i PPE, Joseph Daul.

Ky i fundit në një postim në ‘Twitter’ shkruan se krimi dhe droga mbeten problematikat më të mëdha në Shqipëri, që pengojnë rrugën e saj në BE. Mes të tjerash ai theksoi se aspiratat europiane të Shqipërisë do të merren parasysh vetëm kur të sundojë ligji, dhe t’i shpallet ‘luftë’ korrupsionit.

“Aspiratat e Shqipërisë për në BE do të merren seriozisht vetëm kur zbatohet sundimi i ligjit, pavarësia, drejtësisë dhe lufta kundër korrupsionit. Krimi dhe droga janë një nga problemet më të mëdha që pengon rrugëtimin e Shqipërisë në BE. Përpjekjet e vërteta duhet të bëhen për të luftuar këto krime me transparencë të plotë”, tha ai.

qendrimi 1

Deklarata

Duhet të theksojmë faktin se ky është qëndrimi i parë kaq hapur ndaj situatën në Shqipëri që bëhet nga faktorët europiane, drejtuar institucioneve shqiptare.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb