Jo pak emra të njohur të futbollit duke përfshirë edhe trajnerë aktual kritikuan merkaton e kësaj vere për shpenzimet marramendëse të bëra. Sipas tyre në këto kushte ishte e vështirë të flitej për rregullin e “fair play financiar” pasi mjafton të kujtojmë se Paris SG pagoi 402 mln euro për të siguruar shërbimet e 2 lojtarëve, Neymar dhe Mbappe.

Po kundër këtyre mendimeve ka dalë presidenti i UEFA-s, Aleksandër Çeferin, i cili për të siguruar zbatimin e “fiar play financiar” është i gatshëm të përdorë dorën e hekurt, raporton “L’Equipe”.

“Nëse do të doja të isha aq i famshëm sa Platini, e di që duhet të përjashtoj PSG nga Kupat e Evropës,” shprehet Ceferin.

“Nuk do të kemi frikë të ndëshkojmë,” kishte deklaruar ai gjatë gushtit në gazeta. “Askush nuk është mbi ligjin,” ka përsëritur ai disa ditë më parë. klubi parisien, i cili ka shpenzuar më shumë se 400 mln euro gjatë merkatos së verës, e di që rrezikon sanksionet. Prandaj edhe kanë treguar transparencë të plotë drejt UEFA-s, përpara se të fillojë “Champions League” të martën.

(e.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb