IRAN

Presidenti iranian Rouhani ka firmosur ligjin i cili e përfshin Pentagonin e SHBA në ‘listën e zezë’ si organziatë terroriste.

Ligji kaloi më 7 janar në Parlamentin iranian i cili u miratua nga gjithë 233 deputetët e pranishëm. Sipas mediave botërore, ligji përcakton se Pentagoni është ‘organizatë terroriste’, dhe të gjithë anëtarët e saj janë në ‘listën e zezë’ të Iranit.

Kjo ndodhi pak ditë pas vrasjes në Baghdad të gjeneralit iranian Qasem Soleimani nga forcat ajrore të SHBA.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb