Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella, është shtruar mbrëmjen e kësaj të marte në një spital në Romë, për t’iu nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale. Mësohet se operacioni ka qenë i lehtë, ndërsa kreu i shtetit deri në orët e pasdites ka qenë duke kryer angazhimet e tij zyrtare.

Giorgia Meloni, kryeministre e Italisë i ka uruar Mattarellas shërim të shpejtë, përmes një mesazhi të publikuar në rrjetet sociale.

“President Mattarella, urimet e mia më të përzemërta për një shërim të shpejtë dhe të plotë. Italia e pret së shpejti me forcën dhe përkushtimin gjithmonë”, thuhet në mesazhin e Melonit.

“Kthehu shpejt president. Ne po presim për ju”, shkruan Presidenti i Senatit, Ignazo La Russa.

“President, të gjithë jemi me ty”, shkruan ish-kryeministri Matteo Renzi, lideri i Viva Italia.

Lutje dhe urime për shërim të shpejtë presidenti italian ka marrë edhe nga ministri i Kulturës, Alessandro Giuli e lideri i “5 yjeve” Giuseppe Conte.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb