Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka uruar të gjithë shqiptarët për festën e Krishtlindjeve në një deklaratë për mediat.

Ai bëri thirrje për më shumë humanizëm dhe që të mos lëmë ata që janë në vështirësi vetëm.

“Gëzuar të gjithë besimtarëve të Krishterë, e njëkohësisht për të gjithë shqiptarët. Të mos lëmë ata që janë në vëshitrësi vetëm, por t’i japim dorën që shoqëria jonë të jetë e plotë,” tha Meta.

I pyetur për Reformën Zgjedhore, Presidenti i shpreh që nga kjo ditë feste të shtojmë mençurinë për t’i zgjidhur gjërat.

“Kjo është një ditë që na fton të gjithë të shtojmë urtësinë që Krishtlindjet e tjera të na gjejnë më të gëzuar, dhe me negociata me BE,” u shpreh ai.

Meta tregoi se kush ishte personi që i kishte bërë dhuratë në këtë ditë feste.

“Unë kam marrë dy dhurata, një nga goca e vogël, do bëjmë dhurata, jashtë familjes atje ku ka më shumë nevojë për dhuarata,” tha Meta.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: