Presidenti i Libanit Michel Aoun tha se autoritetet libaneze po punojnë për zgjidhjen e mosmarrëveshjes me Arabinë Saudite dhe vendet e tjera të Gjirit, njoftoi një deklaratë nga presidenca libaneze.

“Ne po punojmë në të gjitha nivelet me shpresën për të gjetur një zgjidhje të përshtatshme për mosmarrëveshjen me Gjirin,” tha Aoun gjatë takimit të tij me anëtarët e Delegacionit të Parlamentit Evropian për marrëdhëniet me vendet e Mashreqit.

Aoun tha se Libani tashmë ka vuajtur nga kriza të shumta, duke përfshirë pasojat e luftës civile në Sirinë fqinje dhe praninë e një numri të madh refugjatësh në vend, përveç ndikimit të shpërthimeve të portit të Bejrutit dhe së fundmi vendimit të vendeve të Gjirit për të ndaluar importet nga Libani.

Ai vuri në dukje se qeveria aktuale po vazhdon me përgatitjet për negociatat me Fondin Monetar Ndërkombëtar bazuar në një plan rimëkëmbjeje që synon rindërtimin e ekonomisë duke zbatuar reformat aq të nevojshme.

Isabel Santos, kryetare e delegacionit, tha se vizita e delegacionit në Liban synon të ndjekë masat reformuese të miratuara nga qeveria dhe të zhvillojë diskutime me zyrtarët libanezë për çështjet politike dhe ekonomike që mbizotërojnë në vend.

Ajo shtoi se diskutimet do të përfshijnë edhe marrëdhëniet e Libanit me Bashkimin Evropian.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb