E përditshmja britanike “Financial Times”,i ka kushtuar një artikull marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës, ndërsa citon presidentin serb Aleksandar Vuciç. Ky i fundit tha se pa zgjidhjen e çështjes së Kosovës gjithçka që është arritur nuk do të jetë i qëndrueshme. “Kriza e parë do të na vras. Unë jam i fiksuar me Kosovën. Pa zgjidhjen e këtij problemi, gjithçka që kam arritur deri tani nuk do të jetë e qëndrueshme. Kriza e parë do të na vrasë”, tha Vuçiç për “Financial Times” në një tekst të botuar në faqen e kësaj gazete prestigjioze britanike, përcjell tg.

Gazeta shkruan se shumica e serbëve dhe Kosova ende e konsideron Kosovën djepi i serbizmit dhe se BE-ja me 28 shtetet anëtare nuk imponon zgjidhjen e vet, për shkak se Spanja dhe katër vende të tjera refuzojnë të njohin pavarësinë e Kosovës, kryesisht nga frika e precedentëve separatiste.
“Financial Times” gjithashtu kujton se ministrat serbë të punëve jashtme dhe mbrojtjes haptazi mbështetën idenë e ndarjes, por vlerëson se te fuqitë perëndimore kjo nuk do të kalojë, nga frika se kjo do të hapte kutinë e Pandorës të mosmarrëveshjeve kufitare në rajon, dhe se janë të vogla gjasat që fuqitë perëndimore të ndryshojnë qëndrimin e tyre rreth pavarësisë së Kosovës, “siç e paramendojnë disa në Serbi”.

Një zgjidhje e mundshme, siç thuhet, mund të jetë ajo që do të nënkuptonte një autonomi dhe një marrëveshje për ndarjen e pushteteve të ngjashme me Irlandën e Veriut, por në këtë rast ajo do të zbatohej në zonat ku serbët përbëjnë shumicën, krejt kjo në këmbim të njohjes së shtetit të Kosovës.
“Por edhe këtë shumë serbë do ta konsiderojnë një favor tepër të madh, por një zgjidhje e tillë do të ballafaqohej me një pengesë në rast të një referendumi, ku Vuçiç mund të pres rezistencë të ashpër nga shumë anë, duke përfshirë Kishën Ortodokse Serbe”, shkruan gazeta britanike. Gazeta citon fjalët e Patriarkut Irinej se Serbia dëshiron anëtarësimin në BE, “por jo me çmimin e Kosovës”. “Nuk do ta japim Kosovën për asnjë çmim. Ne jemi evropianë, jemi për anëtarësim në BE, por jo në qoftë se Kosova është çmimi për këtë”, tha Patriarku Irinej. Gazeta citon edhe mendimin e një eksperti të paemëruar për Kosovën, i cili beson se Vuçiç ende mund të mbizotërojë në referendum, për shkak të ndikimit politik dhe kontrollit ndaj mediave.

“Financial Times” shkruan se Vuçiç sot angazhohet për anëtarësim në BE si një “katalizator” për ndryshim dhe ikje nga “vitet e makthit” të sundimit të Millosheviçit, të cilin e shënuan luftërat, hiperinflacioni, bombardimet, nacionalizmit ekstrem … dhe citon thotë se fjalët e tij se “një luftë e re do të shkatërronte përgjithmonë vendin dhe të ardhmen e popullit serb”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb