Prestige është skuadra e parë finaliste e Sunday League për sezonin 2022-2023. Skuadra e drejtuar nga Eldiano Topi kaloi me sukses gjysmëfinalen kundër Dussel, duke fituar me rezultatin 3-1.

Takimi i zhvilluar mbrëmjen e sw enjtes në kompleksin e fushave pranë FSHF-së ishte mjaft i bukur, por Prestige u tregua më i qartë në momentet vendimtare, duke marrë edhe fitoren e merituar.

Branica me një gol nga pika e bardhë e penalltisë kaloi skuadrën Prestige në avantazh në minutën e 24-t. Në pjesën e dytë Dussel barazoi në të 51-ën me Kilën. Por në fund Limani dhe Fuçia me dy zbritje të shpejta fiksuan shifrat 3-1 për Prestige, që në finale do të luaj me fituesin e çiftit Kastriotët-Vila L.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb