Gjykata e Tiranës cakton masën e sigurisë arrest në shtëpi për dietologen e arrestuar 3 ditë më parë, Silvana Balliu. Lajmi bëhet i ditur nga burime për BalkanWeb.

Gjatë seancën, 41-vjeçarja nuk ka dhënë asnjë sqarim për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike.

Ndërsa avokati mbrojtës, Jordan Daci kundërshtoi pretendimet e prokurorisë se klientja e tij është e dyshuar për mashtrim.

41-vjeçarja kishte një ambient të paregjistruar në zonën e Brrylit në kryeqytet dhe përmes mashtrimit shiste dieta të personalizuara nga 150 deri në 300 euro.

Gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, kjo shtetase ka fshirë nga telefoni i saj, bisedat me klientët me qëllim për të penguar zbulimin e së vërtetës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb