LEZHË

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Arsimit Evis Kushi, kanë prezantuar në Lezhë platformën online Akademi.al.

Kushi në fjalën e saj deklaroi se Akademi.al është portal i së ardhmes, ndërsa shtoi se me këtë platformë, nxënësit mund të dorëzojnë edhe detyrat e shtëpisë.

Evis Kushi: Akademi.al është platformë shumë e mirë për nxënësit. Duhet që asnjë orë mësimore të mos mungojë gjatë vitit shkollor. Ju kemi mirënjohës pa fund mësuesve për kontributin e tyre. Akademi.al krijon mundësinë për mësim online, shërben për nxënës nga 3 deri 18 vjeç. Me ketë platformë mund të dorëzohen online edhe detyrat e shtëpisë. Akademi.al është një aset i së ardhmes, pasi dixhitalizimi është e ardhmja. Më shumë dixhitalizim do të thotë më shumë efikasitet.

Edi Rama: Mësuesit, drejtuesit e Arsimit janë sot në frontin e parë, bashkë me mjekët, me infermierët etj. Nëse mjekët janë ën vijën e parë të shëndetit, mësuesit janë në vijën e parë që të pengojnë vazhdimin e infeksionit, për të këputur zinxhirin e infeksioneve. Të gjithë duhet të respektojmë masat ndaj koronavirusit.

Më herët, kreu i qeverisë Edi Rama kishte njoftuar prezantimin e platformës Akademi.al në qytetin e Lezhës.

“Në Lezhë, bashkë me Evisin dhe partnerin tonë të përhershëm UNICEF Albania në promovimin e platformës mësimore online “akademi.al”, e cila i përgjigjet më së miri sfidave aktuale dhe njëkohësisht është një alternativë e jashtëzakonshme që mbështet strategjinë afatgjatë për mësimin e kombinuar me një sërë avantazhesh për nxënësit, mësuesit e prindërit??‍???‍??‍??‍?

? Gjithashtu, shpërndajmë tableta digjitale për nxënës të klasave kolektive në zonën e Lezhës me qëllim që askush të mos ngelet mbrapa me mësime?

#ArsimiQeDuam?? ??‍? për #ShqipërinëQëDuam ☀️??”, shkruan Rama.

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb