Një prezantuese në Kinë ka humbur ndjenjat gjatë një transmetimi direkt në televizion. Zhang Han nga Kina ishte së bashku me një konkurrent duke e prezantuar për talentin e tij në shfaqje kur papritmas ra në dysheme.
Publiku mendoi se gjithcka ishte pjesë e skenuar, prandaj filluan të duartrokisnin për këtë ngjarje. Pas disa momentesh, të gjithë shkuan për të ndihmuar 26-vjecaren sepse u kuptua që gjendja e saj shëndetësore nuk ishte e mirë.
Më vonë u mësua se humbja e ndjenjave ndodhi prej lodhjes nga puna dhe rënia e sheqerit në gjak.
(BalkanWeb)