Princi Harry do të rikthehet në Londër për herë të parë pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II, pikërisht në përvjetorin e ndarjes së saj nga jeta.
Një rikthim në atdheun të cilit i tha lamtumirë në janar të vitit 2020 pas Megxit, çka hap mundësinë për një takim të mundshëm mes tij dhe të atit, pas disa viteve që marrëdhëniet e tyre s’janë të mira dhe takimit të parë formal të të dërguarve të tyre në korrik.
Princi Harry do të mbërrijë në Londër më 8 shtator për mbrëmjen e bamirësisë WellChild që u dedikohet fëmijëve të sëmurë, të cilët ai i ka mbështetur prej vitesh, 17 për të qenë të saktë.
Ndërkohë, Mbreti Charles dhe Mbretëresha Camilla, pas takimit të shkurtër me William dhe Kate në Skoci, po përgatiten për të mirëpritur presidentin Trump në Windsor më 17 shtator.
