Ditën e djeshme një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Modena  të Italisë, ku një fëmijë 13 muajsh ka rënë nga ballkoni i shtëpisë.

Për këtë ngjarje të rëndë është arrestuar dadoja e vogëlushit,  32 vjeçarja Monica Santi e akuzuar për “tentativë vrasjeje”.

Corriere Della Sera, shkruan se dyshohet se ka qenë dadoja e cila qëllimisht e hodhi foshnjën nga ballkoni i katit të dytë.

Momentin kur ka ndodhur ngjarja prindërit ishin në punë, ndërsa në shtëpi, përveç dados ishte edhe shërbëtorja.

Djali i vogël tashmë ndodhet i shtruar në spitalin Maggiore në Bolonja ku mbërriti, në gjendje kritike, i transportuar me helikopter.”

Mjekët bëjnë të ditur se i vogli ka pësuar trauma në gjoks dhe fraktura të shumta, por fatmirësisht gjendja e tij gradualisht është stabilizuar.

Nga ana tjetër, gjyshja e foshnjës sqaroi se “Dadoja kurrë nuk kishte shfaqur asnjë shenjë çekuilibri, por gjithsesi nuk mund të them më shumë, ka hetime në vazhdim”.

Ndërkohë dadoja pas marrjes në pyetje është në pritje të vendimit të autoriteteve.

Mësohet se ajo është në gjendje shoku, thuajse nuk mban mend asgjë, ndaj dhe nuk ka folur përpara trupës hetimore.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: