Kreu i grupit demokrat të opozitës parlamentare, Myslim Murrizi i është përgjigjur akuzave se po prishet marrëveshja e 5 qershorit të Reformës Zgjedhore duke sqaruar se Listat e Hapura nuk ndalojnë koalicionet.

Murrizi thotë se Listat e Hapura pamundësojnë vetëm formulën klasike të koalicioneve por fton partitë e tjera që të kandidojnë me listë të përbashkët.

Po ashtu ai kujon se ishin vetë 3 vite më parë dy partitë më të mëdha të Shqipërisë që pamundësuan koalicionet. Murrizi kërkon nga mazhoranca që në një sistem proporcional rajonal prag kombëtar të jetë ai natyral për çdo qark dhe mos humbasë asnjë mandat.

”Të merret garancinë për sistem proporcional rajonal, pragu të jetë kombëtar. Ne kemi prag kombëtar, por s’kemi rezervurë për çdo qark, çdo subjekti. Prag kombëtar në sistem proporcional është nul. Mazhoranca të garantojë që prag kombëtar do të jetë pragu natyral i çdo qarku. Pra mandati nuk duhet të humbë për çdo artificie.

Jemi stigmatizuar që kemi prishur rehatin e atyre që kanë marrë në qafë Shqipërisë që në vitin 2008. Listat e Hapura nuk ndalojnë koalicionet, por jo ato me formulë klasike. Të kandidojnë me listë të përbashkët, lloj-lloj amalgami mediatiko- politik. Në parlamentin e 2021 do të vijnë ata që zgjedh qytetarit. Këta që dalin sikur u u kemi prishur koalicionet, prishën vetë koalicionet 3 vite më parë. Ky ligj nëse kalon me 94 deputetë. Hapja e Listave është ajo që tremb zotërinjtë dhe lehësit në çdo studio sikur ne po pengojmë marrëveshjen e tyre.”- tha Murrizi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb