Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një takim me krybashkiakun e Prishtinës, Përparim Ramën, vend që e cilëson si shtëpinë e tij të dytë.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ Meta tregoi se kishte marrë ‘Çelësin e Prishtinës’ një dhuratë që e nderoi thellësisht.

MESAZHI I METES
??❤️?? Prishtinën e kam konsideruar gjithmonë shtëpinë time të dytë. Ndaj nuk mund ta fsheh emocionin teksa pranoj me përulje “Çelësin e Prishtinës”?, që më nderon thellësisht dhe që do ta ruaj me shumë krenari.
Mirënjohës Kryebashkiakut Përparim Rama!
I impresionuar nga vizioni i tij largpamës për transformimin modern të kryeqytetit të Kosovës dhe mezi pres realizimin me sukses të projekteve të tij ambicioze.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb