Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, përsërit edhe njëherë thirrjen për shtetasit amerikanë, që jetojnë në Shqipëri, që të kthehen menjëherë në vendin e tyre, referuar situatës së krijuar nga koronavirusi.

Përmes një video-mesazhi në “Facebook”, ambasadorja Kim iu kërkon amerikanëve të presin menjëherë biletën tek Air Albania dhe të udhëtojnë drejt Stambollit, prej ku më pas mund të shkojnë në SHBA.

“Nëse jeni një qytetar amerikan, i cili nuk dëshiron të qëndrojë në Shqipëri për një kohë të pacaktuar, ju nxisim të kontaktoni menjëherë Air Albania për të prerë biletën”, thekson mes të tjerash ambasadorja Kim.

Mesazhi i plotë:

Përshëndetje! Jam ambasadorja Yuri Kim dhe kam një mesazh për të gjithë qytetarët amerikanë në Shqipëri. Ndërsa vijojmë luftën kundër koronavirusit, Presidenti Turmp dhe Sekretari i Shtetit Pompeo e kanë bërë të qartë se prioriteti kryesor i Ambasadave dhe Konsullatave Amerikane në mbarë botën është të mbrojmë dhe mbështesim qytetarët tanë. Dua të përsëris këshillën e Departamentit të Shtetit me kufijtë duke u mbyllur dhe fluturimet ndërkombëtare duke u pakësuar, ne nxisim sërish qytetarët e Shteteve të Bashkuara që të planifikojnë kthimin e menjëhershëm në SHBA, përveç rasteve kur jeni të përgatitur për të qëndruar jashtë Shteteve të Bashkuara për një kohë të përcaktuar.

Ambasada e ka publikuar këtë këshillë disa herë dhe unë doja personalisht të tërhiqja vëmendjen tuaj mbi të. Më lejoni të jem e qartë: ky është një njoftim këshullues, jo një urdhër. Unë dua të sigurohem që ju i keni lezuar njoftimet e Departamentit të Shtetit dhe e kuptoni se nëse doni të ktheheni në SHBA duhet të veproni tani, përpara se të mbyllet mundësia e fluturimeve të disponueshme.

Siç e dini, të gjithë kufijtë tokësorë shqiptarë janë tashmë të mbyllur. Për momentin, ka vetëm një fluturim komerical që niset nga Shqipëria në Stamboll, nga ku mund të merrni fluturime për në SHBA. Nëse jeni një qytetar amerikan, i cili nuk dëshiron të qëndrojë në Shqipëri për një kohë të pacaktuar, ju nxisim të kontaktoni menjëherë Air Albania për të prerë biletën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb