Trajneri i Tiranës, Orges Shehi është shfaqur i lumtur për mediat pas fitores 0-2 ndaj Erzenit.

“E dinim që ishte një ndeshje e fortë. Erzeni është një skuadër e mirë, agresive, me shpirt gare dhe me entuziazëm. Jemi të kënaqur me fitoren, ndonëse ka qenë një javë e vështirë, për shkak të virozëve, dëmtimeve, largimeve dhe federimeve të lojtarëve të rinj. Ka qenë një ndeshje shumë e vështirë për tu përgatitur. Ka qenë një ndeshje e vështirë, kishim shumë pak kohë për të rikuperuar. Nuk e dinim nëse Lushkja do federohej apo jo dhe kishim në kokë disa module loje.

Kundërshtari ishte agresiv në fillimin e lojës, por më pas ndryshuam modulin e lojës dhe e kishim më të qartë. Më pas ndryshuam skemën në 3-5-2 dhe besoj se na dha efikasitet. Asnjëherë s’kemi bërë tre fitore rresht këtë vit dhe ky ishte një test karakteri. Ishte një ndeshje e vështirë, por arritëm të fitonim dhe jam shumë i kënaqur.

Lojtarët janë të ndërgjegjshëm që na pret një rrugë e gjatë, diferencat në kampionatin tonë janë me të vërtetë të vogla. Jemi të kënaqur që këtë vit e kemi nisur mirë dhe duam vazhdimësi ” – tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: