Jasir Asani ka marrë ftesë nga Maqedonia e Veriut për t’iu bashkuar kombëtaren maqedonase për ndeshjen me Italinë. Është trajneri Blagoja Milevski i cili ka treguar se po presin miratimin e FIFA-s në mënyrë që mëngjërashi t’i bashkohet ekipit të tij.

Aktualisht Asani po luan në Hungari me Kisvardën, skuadër me të cilën ka njohur vetëm progres. Në konferencen e sotme për shtyp, Milevski ka treguar për Asanin:

“Pritet konfirmimi i FIFA-s për Asanin. Ai nuk luan për Shqipërinë, sigurisht që i duhet një procedurë e gjatë për të ndryshuar pasaportën sportive”.

Kujtojmë që ndeshja Itali – Maqedoni e Veriut do të luhet në datën 24 mars në orën 20:45, sfidë e vlefshme për play-off të Kupës së Botës, “Qatar 2022”. Jasir Asani është një emër i njohur në kampionatin shqiptar, ku spikati për disa sezone me Partizanin. Paraqitjet pozitive e katapultuan në skenën europiane, duke iu bashkuar skuadrës së Kisvardës në kampionatin hungarez.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb