Kandidatëve të Partisë Socialiste të Durrësit iu është organizuar një pritje madhështore nga banorët e njësisë administrative të Sukthit. Duke i falenderuar për praninë dhe entuziazmin e tyre, kandidati Jurgis Çyrbja tha se: “arsyeja pse duhet të votojmë Partinë Socialiste dhe Edi Ramën në 25 prill është se Rama kryeministër di të bëjë punë më të mira, di të bëjë shkolla më të mira, di të bëjë spitale më të mirë, di të ofrojë shërbime më të mira.

Prandaj ne kërkojmë nga të gjithë ju që të shkoni në qendrat e votimit dhe të votoni PS në 25 prill”.
Emiriana Sako: Sukthi me 4 shkolla të reja

Njësia administrative e Sukthit ka përfituar 4 shkolla të reja nga procesi i rindërtimit pas dëmeve të shkaktara nga tërmeti. Kryetarja e bashkisë Durrës Emiriana Sako tha se: “kemi 4 shkolla në proces rindërtimi, ky dy prej tyre, shkolla e Perlatit dhe shkolla “Njazi Mastori”, kanë përfunduar.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Së shpejti mbarojnë edhe shkollat “Ismet Nanushi” dhe “Dhosi Liperi”. Sako shtoi se edhe në Hamallaj kemi hapur shkollën e re e cila është njjë shkollë me e mirë për fëmijët e këtij fshati me kushte bashkëkohore. Në lidhje me procesin e rindërtimit, 300 familje të Sukthit marrin bonusin e qirasë, ndërsa 1000 të tjera kanë përfituar grantet e rindërtimit DS1, DS2 dhe DS3.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb