Autoriteti Portual i Durrësit ka njoftuar shtyrjen e udhëtimin për  pasagjerët që do të udhëtonin mbremjen e sotme për në Bari.

Me një njoftim zyrtarAutoriteti Portual bën me dije se shkak i kësaj vonese është bërë një problem teknik i tragetit duke kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve.

Njoftim për udhëtarët e linjës Durrës-Bari

Njoftojmë pasagjerët që kanë rezervuar lundrimin mbrëmjen e sotme nga Porti i Durrësit drejt Barit me tragetin “AF Francesca”, se për shkak të një avarie të pësuar trageti nuk ka bërë nisje nga Porti i Barit sipas orarit të parashikuar, për rrjedhorë as nisja e parashikuar nga Porti i Durrësit  nuk do të bëhet sot në orarin e paracaktuar.

Autoriteti Portual Durrës, kërkon mirëkuptimin e udhëtarëve, ndërsa po vijon puna me agjencinë lundrimore “Adria Ferries” për zgjidhjen sa më shpejt të kësaj situate.

Në një moment të dytë, do të njoftohen udhëtarët për orarin e ri të nisjes ose rimbursimin e biletës nga kompania Adria Ferries.

Për çdo pyetje apo nevojë të udhëtarëve kemi vendosur në dispozicion numrin e gjelbër falas: 0800 73 74.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: