*‘Shukri Xhelili’, avokati: Në spital, vuan nga zemra. Gjykata: T’i vlerësohet gjendja shëndetësore
DIBER- Ish-kryebashkiaku i Peshkopisë, Shukri Xhelili, ka përfunduar në spitalin e burgut pas problemeve shëndetësore që janë shfaqur kohët e fundit. Burime nga avokatët mbrojtës të tij kanë bërë të ditur se Xhelili është duke vuajtur nga sëmundje të zemrës, pas asaj që ka kaluar.

Të paktën ky është pretendimi i palës mbrojtëse, e cila ka paraqitur një kërkesë për vlerësimin e gjendjes shëndetësore të klientit të saj. Sipas mbrojtjes, Xhelili ndodhet në spital, pasi ka probleme me zemrën. Ndaj, duke marrë shkas nga gjendja e ish-kryebashkiakut, pala mbrojtëse ka kërkuar ndryshimin e masës për Xhelilin.

Ndërkohë, gjykata theksoi se do të jenë ekspertë ata që do të japin një vlerësim të gjendjes shëndetësore të Xhelilit. Ish-kryebashkiaku i Dibrës, Shukri Xhelili u arrestua pas një skandali që u shfaq në media, ku ai i kërkonte favore seksuale një vajze të re, në këmbim të një vendi pune.

(ed.me/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb