Barcelona nuk po përjeton një situatë të mirë financiare në këtë periudhë dhe në afatet e ardhshme kalimtare do të duhet të kryejë disa operacione të rëndësishme largimi. Një nga lojtarët që mund të sakrifikohet, sipas Sport, është Raphinha, për të cilin ka mjaft kërkesa.

Gazeta katalanase shkruan se si në Arabinë Saudite ashtu edhe në Angli, me Newcastle mbi të gjitha, anësori ofensiv brazilian është i preferuar. Te Barëa e shohin si diçka pozitive largimin e tij, duke qenë se performanca e e deritanishme nuk ka qenë në përputhje me pritshmëritë e mëdha dhe shitja e Raphinha-s do rregullonte disi balancat.

27-vjeçari ka luajtur 15 ndeshje këtë sezon, ku ka shënuar 3 gola dhe ka dhuruar 5 asiste. Në edicionin e parë, Raphinha me fanellën e Barcelonës është aktivizuar në 36 takime kampionat, teksa ka gjetur golin 7 herë.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: