Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka reaguar pas bllokimit të punës për shkak të problemeve me sistemin në Prezë e Nisharak.

Nga rënia e sistemit është paralizuar puna e kontrollit teknik dhe i zyrës për pagesën e taksave dhe gjobave të Kontrollit teknik.

DPSHTRR deklaron se është një problem i energjisë dhe se ekspertët po përpiqen ta rregullojnë, duke theksuar se të gjithë qytetarët që do të presin do të shërbehen.

“Ata qytetarë që mund të presin po ftohen të presin, të tjerët mund të largohen. Shërbimi do të rrijë sa të rikthehet e do i shërbejë çdo qytetari që do jetë aty. Bllokimi ka ardhur nga një problem i energjisë, ekspertet po përpiqen ta rregullojnë, pasi është djegur një transformator i OSHEE”, deklaroi DPSHTRR.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb