Komisioneri për zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi tha ditën e sotme në Bruksel se sa i përket Shqipërisë dhe Maqedonisë janë bërë hapa të rëndësishëm për sa i përket integrimit në BE të këtyre dy vendeve sipas raportit të prezanuar.

Ai shtoi se Shqipëria ka vijuar të bëjë progres të mirë duke pasur rezultate në reformat e kërkuara nga BE, sa i përket sistemit gjyqësor dhe procesit të vettingut. Sipas Komisionerit Shqiperia ka treguar angazhim për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar.

“Sa i përket Maqedonisë dhe Shqipërisë, është ndërmarrë mbledhja e parë ndërqeveritare për nisjen e negociatave. Procesi i scrining do të nisë. Maqedonia ka bërë hapat e duhura kundër korruspionit por gjithçka duhet të vijojë.

Shqipëria nga ana tjetër ka treguar nivel të lartë angazhimi për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin. Përparime janë parë veçanërisht në fushën e drejtësisë dhe veçanërisht në përparimin e vettingut”, u shpreh Varhelyi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb