Zbardhet procesverbali i mbledhjes së KLD-së i datës 10 shkurt 2017, ku ndër të tjera është diskutuar edhe çështja e gjyqtares së vrarë pak ditë më parë, Fildeze Hafizi.

Gjyqtarja e vrarë nga bashkëshorti i saj, u kërkonte kolegëve që ta emëronin gjyqtare në Tiranë, pasi kishte fëmijët në shkollë dhe se bashkëshorti kërkonte ta vriste.
Procesverbali
Përkundër kërkesave të saj dhe të paraqitjes së situatës së rëndë në familje, kolegët e hodhën në votim çështjen dhe se ata votuan 8 kundër dhe 3 vota pro.

Kështu, ajo u emërua gjyqtare në Shkodër, vendi më i largët nga ato që u kishte kërkuar kolegëve. I vetmi që e mbrojti Fildesin ishte gjyqtari Artan Broci, por kjo nuk mjaftoi./panorama

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb