Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) dhe aleatët e tyre përmes marrëveshjes OPEC +, thanë se janë të gatshëm të veprojnë për të ruajtur ekuilibrin midis furnizimit dhe kërkesës për ar të zi, sipas një deklarate të lëshuar sot në përfundim të takimit të tyre mujor.

“Të gjithë vendet pjesëmarrëse duhet të jenë vigjilentë, proaktivë dhe të gatshëm për të vepruar, nëse është e nevojshme, në përputhje me kërkesat e tregut”, tha aleanca e vendeve prodhuese.

Përpara këtij takimi ministror i cili mbahet çdo muaj nëpërmjet videokonferencës, ministri saudit i Energjisë, Abdel Aziz ben Salman, dha pëlqimin për një rregullim të marrëveshjes aktuale për të kufizuar prodhimin e naftës.

Sipas marrëveshjes aktuale, tërheqja aktuale e tregut prej 7,7 milionë fuçi në ditë do të ulet në 5,8 milionë nga janari 2021.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: