Teksa një ditë më parë ra pre e dhunës barbare nga 3 persona, mësuesi i Edukimit Fizik në Tepelenë, Kleanth Laçi ka treguar ngjarjen e rëndë.

59-vjeçari nga shtrati i spitalit, i fashuar në kokë dhe me shenja dhune të dukshme në fytyrë, tregoi për gazetaren Brikena Metaj se si ra pre e dhunës barbare.

Sipas tij të rinj, që nuk i njihte e kishin ftuar për të pirë një kafe, ndërsa ai kishte pranuar dhe kishte hyrë në makinë e tyre. Ai tha se krejt papritur njëri prej tyre nisi ta godiste në fytyrë.

“Nisi që nga shtëpia. Hipa në makinë pa i njohur si persona por më pëlqyen se më tha profesor njëri dhe më tha do të qeras me një kafe. Në makinë më çuan në një rrugë jo kryesore, larg shtëpisë time dhe aty pastaj më goditën me grusht. Ishin tre persona, shoferi dhe dy të tjerë. Targat nuk i mbaj mend por më duket se makina ishte e llojit ‘Audi’.

Unë nuk di të kem pasur konflikt me njeri, nuk më thanë gjë, më goditën papritur. Unë hipa në makinë se më thanë do të qerasim me një kafe. Në momentin e goditjes së parë dola nga makina. Personat ishin të moshave të ndryshme. Unë u përmenda që në moment, u futa në një vend sa të pastrohesha dhe më pas mora një taksi”- u shpreh Laçi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: