Kanë kaluar vetëm 15 muaj por duken shumë më tepër. Ishte një e martë shtatori, e para për Lazion e Inzaghit që mbërrinte në “San Siro” për të sfiduar skuadrën e Montelës. Një problem muskulor e detyroi të hiqte dorë dhe të vinte në duart e teknikut të bardhe-bluve një zgjedhje të rëndësishme. Simone në këtë mënyrë i vari shpresat tek ata që njohin më mire, shokët e skuadrës dhe futi që në momentin e parë Thomas Strakoshën, duke e preferuar më shumë se Ivan Vargic, dhe ndoshta nuk imagjinonte se që nga ajo ditë, portieri shqiptar do kishte kaq shumë sukses.

Portieri bardh e blu bëri detyrën e tij edhe pse në fund Milani fitoi 2-0. Që atëhere Thomas punon shumë nën urdhrat e Grigionit dhe ndeshje pas ndeshje merr bluzën e titullarit.

Një histori që i ngjan një filmi duke parë se vetëm disa muaj më parë nuk kishte arritur të gjente shumë hapësirë në serinë B me Salernitana-n dhe ishte kthyer në Formello gati për të shkuar diku tjetër. Strakosha ka ditur të vuajë, të luftojë, të djersijë dhe me stërvitjen e përditshme dhe një temperament për t’u patur zili për një djalosh 22 vjeçar, që tani është shumë i rëndësishëm për Inzaghin.

SHUMË DËSHIRË PËR LAZION
Kuptohet kur flet por edhe kur thjesht shikon shokët e tij të skuadrës që shënojnë gol. Lazio ka hyrë në zemërën e Strakoshës, tashmë një tifoz i vërtetë i skuadrës së parë të kryeqytetit. Pikërisht pasioni për ato ngjyra dhe bluzën e skuadrës e shtyjnë të përmirësohet çdo ditë. Nëse në sezonin e kaluar ishte një surprizë, sot është një siguri e shkëlqyer për të gjithë ambientin. Gjithmonë i vendosur duke nisur që nga finalja e Super Kupës italiane kundër Juventus. Kampionati, Liga e Europës dhe Kupa e Italisë e këtyre 5 muajve të parë nuk kanë bërë asgjë tjetër veçse t’i lejojnë të konfirmohet mes mbrojtësve më të mirë të kampionatit italian. Lazio duhet ta shpërblete dhe kështu arriti rinovimi i kontratës deri në 2022. Ndoshta do ketë edhe të tjera pasi mosha dhe talenti janë në anën e tij.

INZAGHI, MËSUESI I TIJ
Ai që ka besuar gjithmonë në cilësitë e Thomas ka qënë tekniku i bardh e bluve. E ka trajnuar në fakt që para pranverës dhe më pas e futi në futbollin e të mëdhenjve. “Duhet të vazhdojë kështu, kam kërkuar personalisht konfirmimin e tij sepse e njihja prej vitesh dhe e dija se mund të jepte shumë”, thotë Inzaghi.

Nëse dikush në San Siro 15 muaj më parë kishte thënë me ironi “Strakosha kush?” në momentin e leximit të formacionit, ka patur kohë të besojë përsëri. Të dielën do kthehet në Meazza por këtë herë Thomas Strakosha do jetë protagonisti absolut.

(Përktheu BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: