Thomas Strakosha, portieri i Kombëtares shqiptare ishte titullar në tri ndeshje të këtyre kualifikueseve, (dy takimet ndaj Polonisë dhe me Ishujt Faroe) që e dërguan ekipin në Europian.

Në Kombëtare Tomasi ka debutuar në vitin 2017, kur ishte 22 vjeç, por si ka arritur ai të bëhet një portier i këtij niveli, nisja e futbollit dhe pozicioni që u dashurua edhe pse babai nuk donte, Strakosha i tregon të gjitha në një intervistë te “Lugina e jashtëligjshme”.

“Kur shkova në Itali stërvitesha 10 orë në ditë, madje kishte raste që çohesha natën nga shtrati dhe përfundoja një përsëritje, nëse e kisha harruar ta kryeja në stërvitje”, thotë portieri 28-vjeçar i cili ndalet të flasë edhe për Kombëtaren duke e cilësuar krenarinë më të madhe përfaqësimin e një kombi të gjithë, edhe pse i ka mbetur edhe diçka për të arritur sipas tij.

Si u bëtë portier?

Patjetër që nga babai. Ai ishte një superhero për mua dhe duke e parë, u dashurova me portën. Luante në Greqi, me ekip të madh, ishte kapiten i Kombëtares shqiptare. Ai është munduar disa herë që të më ndryshojë pozicionin. Duhet të luash në vend tjetër, do të kesh më pak stres më thoshte gjithmonë. Por, ajo ishte gjithçka që unë doja të bëja dhe e dashuroja portën.

Më pas kuptova presionin e të qenit portier, pasi t’i mund të shpëtosh ekipin, por edhe t’i bësh keq atij. Presioni që mund të shpëtosh skuadrën si njeriu i fundit i mbetur, më ka dhënë atë energji që unë doja. Si person jashtë fushe jam i qetë dhe i ftohtë dhe kjo të ndihmon shumë kur t’i je në portë. Është e vetmja gjë që më jep atë adrenalinë që unë dua, është të qenit në portë. Pas futbollit do të jetë pak e vështirë për mua, sigurisht që do të shijoj jetën, por nuk do të jetë adrenalina e njëjtë, të luash futboll dhe kundër ekipeve të mëdha.

Po mamaja?

Të dy prindërit gjithmonë kanë dashur të bëhem një djalë i edukuar. Babi nuk donte që unë të luaja futboll, të jem i sinqertë këtu. Ndërsa mami në fillim më shtynte që të shkoja në stërvitje pa e ditur babi. E zbuloi më vonë. Patjetër që iu bë qejfi, pasi të gjithë e donim futbollin në familje, po ashtu edhe vëllai im. Ajo ka qenë një shtysë e madhe për mua.

Si ishte lidhja juaj me futbollin?

Duhet të dish se çfarë të bësh me jetën tende. Këtë kam mësuar nga prindërit e mi. Perceptimi ishte topi, të kapja një të tillë kur goditej. Nuk mund ta imagjinoj veten time në një vend tjetër, punë tjetër apo sport tjetër.

Keni pasur një vizion për veten në të ardhmen tuaj në futboll?

Për mua ka qenë gjithmonë një ëndërr të luaja në nivele të larta. Synimi im ishte të bëhesha portieri më i mirë në Greqi, pasi luaja aty. Ky ishte hapi i parë dhe isha shumë i ri. Kur hapi tjetër erdhi në moshën 16 vjeçare dhe lashë Greqinë për të shkuar në Itali, aty fillova të ëndërroj pak më shumë.

Si ishte aty?

Kur shkon në një vend të ri dhe je vetëm, pa shokë dhe as familje, ka një diferencë të madhe. U fokusova te stërvitja dhe asgjë tjetër sepse sa më shumë të mendoheshe që më mungon familja, aq më shumë do të trishtoheshe. Stërvitesha 10 orë në ditë, s’mendoja asgjë tjetër dhe direkt në gjumë, edhe pse disa shokë të ekipit bënin shaka me mua për këtë pjesë. Merrja leksione për gjuhën. Nuk më duhej të shkoja në shkollë, edhe pse familja ime nuk e pranonte këtë gjë. Thjesht e stopova shkollën. Mendoja vetëm për futbollin, kohën e ngrënies dhe kohën e gjumit.

Kam punuar shumë fort deri në moshën 20 vjeçare. Vetëm stërvitjen kisha në mendja për tu bërë dikush dhe asgjë tjetër. U fiksova, aq sa nëse kisha harruar të bëja një përsëritje të një ushtrimi, mund të çohesha në mes të natës nga shtrat dhe ta bëja. Isha pak i çmendur dhe i fiksuar me këtë pjesë.

Si ka qenë konkurrenca për ty?

Të je i sinqertë. Kur isha i vogël dhe në Greqi, të gjithë më konsideronin si një talent të madh. Mundohesha çdo ditë që të përmirësohesha, pasi nuk mjaftonte vetëm talenti dhe duhet të improvizoja, sepse në jetë duhet të improvizosh. Nëse unë do të konkurroj me dikë tjetër dhe jam më i mirë se sa ai, do të fle mendjen që jam më i mirë dhe nuk do të shtyj përpara, por do të mbetem aty.

Ky është gabimi që bëhet. Çdo ditë ndihesha sikur nuk isha mjaftueshëm i mirë. Çdo ditë të jetës sime. Derisa arrita në ekipin e parë, dhe në fakt isha i mirë dhe të gjithë po flisnin për këtë, por unë ende i përsërisja vetes se nuk isha mjaftueshëm i mirë. Mendoj se kjo vjen nga mënyra sesi dua të përmirësohem gjatë gjithë kohës. Dhe i them vetes, më mungon kjo, më mungon ajo.

Gjithmonë kam menduar se për t’u përmirësuar duhet të jem “i keq” për diçka në mendjen time. Në ditën kur ishte ndeshja ose në stërvitje ndihesha më mirë. Sepse pa besimin dhe mentalitetin pozitiv, nuk shkon askund. Por kur gjithçka realizohej, doja të isha në një klub edhe më të madh, nuk e kam arritur këtë për shembull. Kështu që më duhet të punoj më shumë. Kështu vazhdoja të shtyja veten të ndihesha keq në një farë mënyre, që të bëhem më mirë. Përndryshe kur ndihesh sikur je vërtet mirë, atëherë çfarë do të ndodhë më pas?

Dhe arritët t’ja dilni?

Nëse jeni një nga shumë, nuk do t’ia dilni dot. Njerëzit mendojnë se kjo lloj pune do t’i bëjë ata të bëjnë para lehtësisht, sepse ata mendojnë se nuk ke nevojë të punosh fort, nuk ke nevojë të bësh asgjë, por në çdo gjë që bëni, duhet të jeni më të mirët për të pasur atë lloj suksesi. Unë mendoj se duhet të shijoni gjithçka që bëni në jetën tuaj, ti merrni maksimumin.

E di që është e vështirë ta bësh. Por, duhen gjetur pozitive edhe në momentet ndoshta më të këqija që do të keni në jetën tuaj, mendoj se është një fitore. Dhe tani e di që për të arritur gjëra dua edhe t’i shijoj ato. Kanë ndodhur kaq shumë gjëra në karrierën time, por unë nuk po i shijoja në maksimum. Ato ishin gjëra vërtet të rëndësishme dhe njerëzit e tjerë ishin duke thënë: arrite këtë, këtë, këtë, dhe unë isha thjesht dukë thënë “po”.

Ndikojnë shumë rrjetet sociale te futbollistët, gjithë ajo famë, si janë marrëdhëniet mes tyre?

Po, shumë. Nëse do të shohësh dhomat e zhveshjes, në përgjithësi. Të gjithë janë me telefon në dorë, nuk është më si më përpara. Bisedat që shkëmbehen janë shumë të pakta. Patjetër që ka ndikim. Kur fiton diçka, humbet diçka tjetër.

Kur ishit te Lacio, konkurronit me një veteran si Pepe Reina…

Po, ai kurrë nuk e humbiste stërvitjen. Ishte 37 vjeç kur erdhi aty. Lidhja me grupin ishte shumë e mirë. Por, e kuptoje që ishte nga shkolla e vjetër, pasi shijonte momentet e çdo dite. Organizonte barbekju, i ftonte të gjithë. Mënyra si jetonte ishte ndryshe. Stërviteshim bashkë çdo ditë dhe kalonim mirë.

Portierët flasin gjithë kohës me shokët e skuadrës gjatë ndeshjes, stërviteni për këtë, apo është si një lloj mënyre për t’u përfshirë në lojë?

Gjëja më e rëndësishme, kur përpiqesh të komunikosh me ekipin, ke më pak kohë për të menduar, sepse sa më shumë kohë të kesh për të menduar, aq më shumë ka kohë për të bërë një budallallëk në lojë. Siç thashë edhe për vete, gabimi im më i madh ishte kur kisha shumë kohë për të menduar se çfarë të bëja. Kur reagoni në bazë instiktive, është gjithmonë mënyra më e mirë për t’i bërë gjërat.

Një gabim është si fundi i botës për portierët…

Unë mendoj se edhe klubet e mëdha kur flasin për portierët është gjëja e parë që shohin, si reagojnë ndaj një gabimi. Sepse për ta është në rregull të bësh një gabim, por çfarë ndodh në 80 minutat e ardhshme, 70 minutat, 60 minutat, nëse do të vazhdoni të mendoni për atë gabim, do të arrini të bëni me shumë. Pra, ata janë të mendimit: do të kemi ndoshta një portier pak më pak të mirë, por ama atij nuk i intereson se çfarë ndodh në fushë. Ne jemi qenie njerëzore dhe gabojmë, nëse e mbajmë mendjen aty, si do ta jetojmë jetën.

Sa krenar jeni që luani për Shqipërinë?

Mendoj se një nga gjerat më krenare për veten, është që të luash për kombin tënd, të këndosh himnin dhe kur ke familjen në stadium që të ndjek. Përfaqëson një shtet kur të shikojnë 5-6 milionë njerëz. Është gjë shumë e rëndësishme. Ne jemi një vend i vogël dhe tani kemi shumë talente në skuadër. Është vërtet mirë, por edhe për rutinën e një futbollisti, pasi del nga ajo rutina e të qenit në klub, të qetësohesh dhe shumë lojtarë Kombëtarja u ka shpëtuar karrierën, pasi i ka ngritur mendërisht.

Është diçka tjetër?

Po, sigurisht. Kur t’i fiton një ndeshje me Kombëtaren, krenaria është ndryshe. Suksesi është tjetër. Në ekipin kombëtar nuk mendon për veten, por për grupin, që të bësh diçka të mirë si Europiani, ndoshta e radhës për të shkuar në Botëror, pasi nuk ka ndodhur ndonjëherë për ne. Do të jetë arritja më e madhe në jetën time.

Jeni për një lidhje të gjatë apo të shkurtër?

Për lidhje të gjatë, pasi unë i planifikoj disi gjërat, edhe pse asnjëherë nuk mund t’i kontrollosh.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb