Eksperti i PD, Luçiano Boçi që ka qenë pjesë e hartuesve të programit të arsimit sqaron një një video të shkurtër se çfarë do të përfitojnë studentët dhe pedagogët.

Boçi ripërsërit se studentët e familjeve me të ardhura nën 64 mijë lekë nuk paguajnë tarifë as për mastar e as për bachelor. Madje edhe ata që kanë tarifë mbi 640 mijë lekë do të paguajnë vetëm gjysmën e tarifës.

Po ashtu pedagogëve paga do u bëhet 900 euro, kurse profesorëve 1300 euro.
Nuk mbetet me kaq, pasi Boçi sqaron se qeveria do të mbështesë studentët 1 vit pas diplomimit me 300 mijë lekë në muaj për praktikën në formë stazhi që të rinjtëtë integrohen në tregun e punës.

SQARIMI NGA LUÇIANO BOÇI
Luçiano Boçi, një prej ekspertëve të PD që ka punuar për programin e arsimit, në pak sekonda na tregon se sa dhe si do të përfitojnë studentët, profesorët dhe pedagogët, nga plani për arsimin #ShqipëriaFiton.
Jona: Çfarë përfitojnë studentët nga programi për arsimin?
Luçiano Boçi: Sa ke paguar ti dhe familja jote për masterin në gazetari?
Jona: 750 mije, shto dhe bachelorin 1 milion lekë
Luçiano: Me programin tonë, studentët familjet e të cilëve kanë të ardhura në 64 mijë lekë, nuk do të paguajnë më tarifë. As për masterin e as për bachelorin. Jo vetëm kaq! Edhe studentët familjet e të cilëve kanë të ardhura mbi 640 mijë do të mbështeten. Ata do paguajnë vetëm gjysmën e tarifës për të dyja ciklet e studimit.
Por dhe dija s’do jetë e njëjtë. Rritja e pagave për pedagog deri në 900 euro dhe për prof deri ne 1300 euro, do ndikojë drejpërdrejte, krahas faktorëve të tjerë, në rritjen e cilësisë së diplomimit të të rinjve tanë.
Jona: Si do mundet ky i ri, të gjej një vend pune?
Luçiano Boçi: Detyrimi ynë nuk mbaron këtu. Ne nuk i braktisim të rinjtë. Për një vit pas diplomimit ne do t’i paguajmë atyre një praktikë në formë stazhi deri në 300 mijë lekë pagë në muaj, që ato të mund të shpalosin aftësitë dhe të integrohen në tregun e punës.
Jona: Faleminderit Luçiano
Luçiano Boçi: Faleminderit Jona. Me 25 Prill Shqiperia fiton arsimin

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb