Referuar projeksioneve të tij, analisti Eduard Zaloshnja, nisur edhe nga të dhënat e deritanishme të numrit të të prekurve me COVID 19 dhe viktimave thotë se Shqipëria është aktualisht mes skenarit kinez dhe atij italian.

“Kur paraqita këto skenare tre javë më parë thashë që do jemi midis skenarit kinez dhe atij italian dhe ashtu po del”,- tha Zaloshnja.

“Mendoj që analiza e Zaloshnjës është e drejtë”,- tha edhe Shpëtim Nazarko i ftuar në emision.

Por ai shtoi se “E rëndësishme është dita 28, nëse pas kësaj dite në karantinë kemi raste episodike, qeveria duhet të zbusë masat strikte. Pra të ketë jo vetëm lehtësim të jetës së qytetarëve por edhe jetës ekonomike. Bizneset të fillojnë punën, të normalizohet ekonomia dhe jeta jonë”-,- tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb