Ambasada e SHBA në Tiranë zbardh detaje nga takimi i ambasadores Yuri Kim dhe ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, gjatë inspektimit të punimeve në depot e municionit.

Ambasada shkruan në ‘Facebook’ se Yuri Kim dhe ministrja Xhaçka kanë vizituar një prej projekteve të shumta për asgjësimin e municioneve në Shqipëri.

“Sot, Ambasadorja Kim dhe Ministrja e Mbrojtjes Xhaçka, vizituan një prej projekteve të shumta për asgjësimin e municioneve në Shqipëri, drejtuar nga Zyra e Bashkëpunimit Ushtarak. Nën programin e Ndihmës Humanitare të Minave, të Komandës Evropiane të Sh.B.A. (EUCOM), Shtetet e Bashkuara po punojnë me partnerët shqiptarë për të minimizuar rreziqet dhe ndikimet e mbetjeve eksplozive të luftës. Ky është vetëm një shembull se si partneriteti amerikan-shqiptar për mbrojtjen po e bën Shqipërine një vend më të sigurt për të jetuar. #KrahperKrah”, shkruan ambasada.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb