Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka nga foltorja e Kuvendit lëshoi akuza për opozitën, ndërsa nënvizoi disa herë se kurrë nuk ka përfituar asnjë qindarkë apo procedurë të lehtësuar për hotelin që bashkëshorti i saj do të ndërtojë në jug.

Madje ajo me gjuhën e popullit tha; kurrë mos u bëftë kjo hoteleri!’.

“Kurrë mos u bëftë kjo hoteleri, pas baltës që është hedhur. Për të drejtën e plazhit për klientët e hotelit, jo të përfitimit të hotelit pa pasur plazh fare. Deti dhe plazhet janë pasuri kombëtare të papërfitueshme nga askush dhe mund të përdoren. T’u thuash njerëzve që ai mori plazhin, kjo është të tallesh me ta. Duhet të ketë plot nga ata që po dëgjojnë. Pas hatave dhe bëmave që kanë dëgjuar, e kanë të pamundur që të besojnë. Një furtunë në gotën me raki të politikës që çfarë nuk përfituan nga kjo politikë. Sot janë në fazën e heqjes së rakisë.”, tha ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb