Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj ka prezantuar në Kuvend projektligjin që do të votohet ditën e sotme mbi  konventën e nënshkruar mes Shqipërisë dhe Izraelit. Sipas saj kjo konventë do të bëjë që cdo shtetas apo biznes që zhvillon aktivitet edhe këtu edhe në Izrael të mos tatohet 2 herë. Sipas saj me këtë konventë po hidhen bazat për një bashkëpunim më intensiv me bashkëpunëtorët izraelitë. Ajo tha se qëllimi i kësaj është krijimi i një kuadri ligjor që bën të mundur përpjekjet e qeverisë shqiptare kundër evazionit fiskal.

“Qeveria shqiptare ka intensifikuar luftën kundër pastrimit të parave dhe fianancimit të terrorizmit.  Marrëveshjet për parandalimin e taksimit të dyfishtë dhe evazionit fiskal përbëjnë një faktor kyç për bashkëpunimin mes vendeve. Projektligji që do të paraqitet për miratim sot lidhet me konventën midis këshillit të ministrave të Shqipërisë dhe Izraelit për shmangien taksimit të dyfishtë ne parandalimin e evazionit fiskal. Kjo konventë është firmosur në Tel Aviv në maj duke hedhur bazat për një bashkëpunim intensiv me bashkëpunëtorët tonë izraelitë. Përmes kësaj konvente qeveria shqiptare siguron kuadrin e plotë funksional që një person apo një biznes zhvillon aktivitet edhe këtu edhe në Izrael të mos tatohet 2 herë. Ne do të ulim mundësinë për shpangjen e tatimit në të dyja vendet. Lehtësojmë komunikimet mes autoriteteve dhe shkëmbimin e informacionit. Qëllimi ynë është krijimi i një kuardri ligjior që bën të mundur përpjekjet e qeverisë shqiptare kundër evazionit fiskal”- tha ajo.

 

 (BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb