Në Komisionin e Ligjeve është diskutuar projektligji për “Kujtesën Kolektive”. Gjatë fjalës së tij Enkelejd Alibeaj tha se publiku duhet të njihet me propagandën e diktaturës dhe se duhet detyrim ligjor që brezi i ri të studiojë se çfarë ka ndodhur në të shkuarën.

“Shoqëria shqiptare ka nevojë të ndahet përgjithmonë nga e kaluara. Sot që flitet do të duhet t’u bëhet e ditur publikut se çfarë ka qenë propaganda e djeshëm, se si bëheshin manipulimet me qëllimin për të shkaktuar atë se çfarë i ka ndodhur popullit shqiptar prej 50 vitesh. Brezit të ri i duhet dhënë informacion i plotë, për çfarë shkaktoi diktatura”, u shpreh ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb