KORCE – Prokuroria e Korçës dërgon për gjykim ish-drejtorin e Ujësjellësit Ersekë, Orest Malushi, i akuzuar për “Kanosje” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Hetimi ndaj tij është zhvilluar me masën e sigurimit “arrest në burg”, pasi akuzohet se në dt.26.02.2016 ka kërcënuar me armë dhe ka qëlluar pa shkaktuar dëmtime, në drejtim të shtetasit Z.B., pas një zënke banale në një lokal të zonës.

Po ashtu, Prokuroria e Korçës akuzon edhe pronarin e lokalit ku ndodhi ngjarja, shtetasin Jeton Hida, për veprës penale të “Veprimeve që pengojnë të vërtetën”, pasi ka tentuar të zhdukë të gjithë provat e ngjarjes, si fshehjen e regjistrimit të kamerave të ambientit, heqjen e gëzhojës së qëlluar, etj.

Ndërkohë, akuzohen për “Deklarimi i rremë” shtetasit Robert Hamzai, shef i Agjencisë së OSHEE-Ersekë; Sergei Peshtani, Administrator i Njësisë Administrative Leskovik;, si edhe shtetasit Andrea Memelli dhe Fatmir Hoxha.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: