Sekretari i OMONIA-s, Marin Suli, përmes një komunikimi të drejtpërdrejtë në studion e emisionit “Open” në News24 ka dënuar veprimet e policisë dhe prokurorisë në arrestimin e Fredi Belerit para zgjedhjeve të 14 majit.

Suli u shpreh ashpër duke thënë se kemi të bëjmë me një lajthitje dhe se prokuroria është çmendur.

Sipas tij ai vetë është përgjuar në ato që i quajti kushte terrori, ndërsa tha se policia i ka përgjuar telefonin edhe gjatë bisedave “për patate dhe domate” me gruan.

“Gjithçka nga ato që tha është e pasaktë nga fillimi në fund. Ka një lajthitje të madhe në këtë histori. Grupi i përgjimit janë 15 veta dhe thonë që nuk ka patur takim të Belerit me Arsen Ramën nga vëzhgimet ambientale dhe me fotografi. Le ta mohojë zonja Lala nëse e ka. Zoti Rama me Kokaveshin nuk janë parë në flagrancë. Kokaveshi ka ikur në shtëpi dhe ka fjetur dhe kur u arrestua Beleri u alarmuan të gjithë dhe e kanë marrë te komisariati. Rama që ka shtyrë njerëz të bëjnë vepër penale u arrestua pas 8 orësh. Një lajthitje. Nuk ka lajthitur prokuroria, është çmendur. Mua më kanë përgjuar në kushte terrori sepse jam me një kandidat që këta nuk janë.

Të më përgjojnë telefonin për të folur me gruan për të blerë patate apo domate, është shkelje dhe për këtë do shkojnë njerëz në burg. Më ka përgjuar polici për tifozllëk”, u shpreh ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb