TIRANE – Prokuroria për Krime të Rënda kërkon dënimin me 6 vjet burgim për shtetasen Parashqevi Ademi, gjyqtare në Gjykatën e Lezhës, e akuzuar për veprën penale të “korrupsionit pasiv të gjyqtarit”.

Gjithashtu, Prokuroria kërkoi edhe heqjen e të drejtës së ushtrimit të funksioneve publike për 5 vjet. Procesi është zhvilluar me procedurën e gjykimit të shkurtuar dhe, duke qenë se e pandehura përfiton uljen 1/3 të dënimit, në përfundim, Prokuroria për Krime të Rënda kërkon dënimin përfundimtar me 4 vjet burgim.

Po në të njëjtin proces dhe me të njëjtën akuzë, Prokuroria për Krime të Rënda kërkon të njëjtën masë dënimi edhe për bashkë të pandehurin, avokatin Gjovalin Ndokaj.

Të pandehurit akuzohen se i kanë marrë shumën 200 mijë lekë të reja dy personave, në një proces penal që po zhvillonin ndaj tyre, me qëllim zbutjen e dënimit.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb