Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, në orët e vona të mbrëmjes së djeshme është kanosur nga dy persona. Mediat e Kosovës bëjnë me dije se lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës i cili ka deklaruar se Totajt i janë dërguar mesazhe kërcënuese.

Sipas policisë, rasti dyshohet se ka ndodhur për një pronë që pengon rrugën në transit.

“Personi i dyshuar nuk ka qenë i kënaqur me vlerësimin e pronës që i ka bërë komuna”, ka sqaruar zëdhënësi i policisë.

Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe janë marrë në pyetje.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb