TIRANE – Pronari i kompanisë “Alcani shpk” denoncon bllokimin e biznesit të tij, pasi policia ndalon pa arsye kamionët me dru dhe shoqëron shoferët, vetëm duke u bazuar në denoncimet që bëhen në Komisariatin dixhital.

 

Sipas Shaqir Alcanit, shoferët e kamionëve janë shoqeruar, pavarësisht se janë të pajisur me të gjitha dokumentet e nevojshme.

“Shoqerimi i shoferëve është bërë pas denoncimit në Komisariatin Dixhital. Kam leje, por po falimentoj me bllokimet pa arsye. Kamionët me dru bllokohen nga një foto që dërgohet në Komisariatin Dixhital.”- shprehet pronari.

Ndërkohë një nga shoferët e kompanisë “Alcani shpk” deklaron për “News24” se prej tre muajsh më tepër rri në komisariat se sa në punë, pasi policia i shoqëron sa herë mbërrijnë denoncime në Komisarian Dixhital.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: