Qentë, bëjnë pjesë të ato kafshë shtëpiake që krijojnë një lidhje të veçantë me pronarët e tyre.

Kjo është dëshmuar nga një sërë filmash të njohur, por edhe histori reale, që dokumentohen nëpërmjet pamjeve. Në ditët e fundit në Turqi, një qen mjaft besnik, ndjek me shpejtësi autoambulancën në të cilën ndodhej pronarja e tij.

Në fakt kjo e fundit ndihej keq dhe me autoambulancë ishte dërguar në spitalin më të afërt për tretman.

Në autoambulancë ishte lejuar të futet vajza e gruas së sëmurë, ndërsa qeni jo, prandaj e ky i fundit ka ndjekur me shpejtësi pronaren deri sa arriti në spital.

Me të mbërritur atje, qeni u fut brenda spitalit dhe priste me padurim, duke mos dashur të largohet derisa të takohet me pronaren, shkruajnë mediat e huaja.

Për më shumë ju ftojmë të ndiqni pamjet e mëposhtme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: