HIMARË- Sherr dhe përplasje fizike gjatë mbledhjes së këshillit bashkiak të Himarës. Mësohet se disa persona kanë hyrë në këshill dhe kanë goditur banorët që po flisnin për regjistrimin e pronave.

Situata është tensionuar, ndërsa mes banorëve ka edhe persona të gjakosur.

Në këtë situatë, kryebashkiaku Gjergji Goro ka ndërprerë mbledhjen dhe ka takuar banorët për t’i qetësuar.

Shkak për sherrin dyshohet të jenë bërë pronat e tyre dhe frika që kanë se mos i humbasin ato si pasojë e planit rregullues të Himarës.

Më herët banorët i kanë dërguar një letër kryeministrit Edi Rama, ku ankoheshin se po iu rrëzonin shtëpitë dhe kjo e gjitha në kuadër të planit rregullues, pas të cilit, siç shtojnë banorët, fshihen pazare të pista.

“Duan të na përzënë nga prona, duan të na rrëzojnë shtëpitë. Pas planit rregullues fshihen pazare të pista. nuk do lejojmë të na preken pronat shekullore”,- thonë ata.

REAGON QEVERIA GREKE

Pas sherrit në këshillin bashkiak ka reaguar Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë. Në një deklaratë ajo kërkon që qeveria shqiptare të mbajë qëndrim ndaj kësaj ngjarjeje dhe të mbrojë të drejtat e minoriteteve.

“Dënojmë ngjarjet në këshillin bashkiak të Himarës. Qeveria shqiptare të mbajë qëndrim. Jini në lartësinë që kërkon Europa dhe ndërkombëtarët. Thirrje për mbrojtjen e të drejtave të minoriteteve”, thuhet në reagimin e MPJ greke.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: