Propaganda ruse është një nga metodat më të përdorura nga Kremlini për të ndikuar opinionin dhe qëndrimin e qytetarëve rusë, por jo vetëm.

Në përpjekje për të parandaluar propagandën e Moskës, Parlamenti moldav ka miratuar një ndalim të programeve ruse të lajmeve.

Moldavia, dikur një republikë sovjetike, ndodhet në kufirin jugperëndimor të Ukrainës. Ajo nuk ndan një kufi me Rusinë, por është afër disa prej rajoneve të pushtuara aktualisht nga forcat ruse në jug të Ukrainës.

Pushtimi rus i Ukrainës ka rritur tensionet në Moldavi, e cila po kërkon anëtarësimin në BE dhe ka një rajon separatist të mbështetur nga Moska, Transnistria.

Rusia mbështet separatistët në Transnistri dhe ka rreth 1500 trupa atje.

Transmetimet televizive të lajmeve ruse janë ndaluar që nga fillimi i luftës, por parlamenti miratoi zyrtarisht legjislacionin të enjten në lidhje me këtë temë.

Televizionet moldave tashmë do të lejojnë transmetimin vetëm të programeve argëtuese nga Rusia, duke ndaluar kështu shfaqjet politike.

Legjislacioni i ri vendos gjithashtu gjoba për transmetimin e dezinformatave.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb