Të anulohet kampionati dhe titulli ti dorëzohet Sergio Mattarella, presidentit të Republikës, në mënyrë që ky i fundit t’ia jap mjekëve dhe infermierëve. Ky është propozimi origjinal që vjen nga volejbolli i femrave në Itali. Të vlerësohet sforco e mjekëve dhe të gjithë personave që në këtë periudhë po luftojnë me koronavirus, një propozim që në dukje nuk do të sillte asnjë pakënaqësi.

Voljboll
Voljboll

Kjo është ideja e një prej presidentëve të klubeve që militojnë në Serie A1 në volejbollin e femrave. Ky propozim do të hidhet në diskutim më 31 mars ku 11 klubet do të mblidhen për të diskutuar se çfarë do të bëjnë në të ardhmen. Ideja e tyre deri në këto momente, ku situata nuk po përmirësohet, është ti japin fund sezonit të rregullt.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb