Në vazhdën e debateve mbi arbitraritetin e vendimeve të qeverisë, në Vlorë u bë një takim për muzeun hebre. Historiani pëllumb Xhufi pati një qasje konstruktive mbi raportin mes kulturave.

Ndërtimi i muzeut të hebrenjve në Vlorë, vijon të nxisë debate. Ajo që nisi si protestë për mbrojtjen e një godine historike në Vlorë, është kthyer tashmë në një debat më të gjerë, që përfshin faktet historike dhe përparësitë e buxheteve të shtetit shqiptar. Diskutimet janë në fakt kundër vendimeve arbitrare, jo kundër një kulture apo një etnie.

Së fundmi, historiani Pëllumb Xhufi në një aktivitet publik doli me propozimin e tij.  “Ne s’kemi, muzeumet tona i kemi mizerabël, e mira është që një dhomë në një muze etnografik shumë të mirë, një dhomë  ¼ e saj, për hebrenjtë dhe ruhet dimensioni, u lëmë diçka edhe më shume se ç’u takon.  Ose një shtëpi përdhese, jo të sfidojë”, tha Xhufi.

Kritika pati edhe për formën arkitekturore që del jashtë  modelit urbanistik.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb