Eksperti Agron Haxhimali i ftuar në programin e drekës në News 24 ka deklaruar se propozimi i PS për shkrirjen e 15 bashkive është një vendim që cenon shërbimet dhe krijon paqëndrueshmëri institucionale.
Ai deklaroi se zgjidhja më e mirë do të ishte ruajtja e ndarjes aktuale administrative me 61 bashki, por mr rigrupim të njësive administrative duke krijuar bashki urbane, por edhe hibride me qëllim që shërbimet të përshtateshin edhe për 40% e popullsisë që jeton në fshatra.

“Kur bëhen reforma të tilla strukturore dhe cenohet ariktektura e sistemit vendor cenohen shërbimet dhe krijohet paqëndrueshmëri institucionale.
Është krijuar një rrëmujë në qeverisjen vendore. Unë s’dua të ngre asnjë paragjykim për interesa politike, por kjo është metodë ballkanase që kur do më pak nuk tërheiqet. Kjo nuk është vetëm çështje numrash por sistemi dhe kulture.
Rinasi do të kalojë nga Kruja në Tiranë që të mirat t’i marrë Tirana. me çfarë të drejte? Kjo është zgjidhja?
Refoma dueht të jetë gjithëpërfshirëse.
Qeveria ka vendosur që përmes FSHZH të ngrerë një operator qendror me një buxhet 65 miliardë lekë për menaxhimin e mbetjeve për bashkitë. Janë investuar miliarda lekë për bashkitë, po ashtu dhe donatorët dhe të gjithë kanë gënjyer që u forcuan bashkitë. Nuk forcohen bashkitë me propgandë, nëse nuk forcohet sistemi zgjedhor, financiar, administrativ dhe kapacitetet. Edhe nëse bëhen 12 bashki nëse s’ka vullnet që buron nga qytetarët do të kemi këto probleme.

Shqipëria duhe të mbajë 61 bashkitë që kishte sepse ka një kulturë administrtive, poltike dhe sociale, sepse njerëzit janë mësuar ku të adresohen pas 2014.
Pjesa problematike mbetetet 40% e popullsisë që jeton në zonat rurale sepse kanë mbetur pa shërbime. Duhet të bëheshin rigrupimet e Njësive të Qeverisjes Vendore dhe të kishin entitetin e tyre, në mënyrë që të ofroheshin shërbime. Kështu krijoheshin bashki urbane dhe hibride.
Reforma pati probleme sepse nuk funksionoi në zonat rurale dhe këtë e pranoi dhe qeveria, tani erdhëm me deduksion në kah të kundërt”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb