Google Maps fotografoi një propozim të pazakontë martese, i mbjellë në një fushë në Hessen dhe i dukshëm nga ajri, çka mund të shihej në këtë program satelitor.

Përdoruesit e internetit panë foton me fjalët “Willst du mich heiraten?” (”Do të martohesh me mua?), vepër e fermerit gjerman, Steffen Schwarz.

Vitin e kaluar, Schwarz, një fermer me kohë të pjesshme, ”mbolli” shkronjat në fushën e tij, duke përdorur makineritë për punimin e tokës.

Ai programoi makinerinë në mënyrë që në zonën ku do të shfaqeshin shkronjat, ato të mos mbillnin.

“Nuk e kisha kuptuar ose planifikuar që shkronjat të dukeshin në programin satelitor Google Maps”, deklaroi Schwarz.

Ai e kuptoi këtë vetëm pasi u njoftua nga tezja e tij në Kanda, e cila e kishte lexuar në media.

Përkundrazi, plani i tij ishte të priste derisa misri të rritej aq i gjatë rreth shkronjave, në mënyrë që fjalia të lexohej nga ajri.

Majin e kaluar, ai e bindi të fejuarën e tij të fluturonte një dron mbi fushën dhe i propozoi për martesë.

Çifti pritet të martohet në qershor.

Schwarz u shpreh se propozimi mund të gjendet në internet dhe tashmë gruri është rritur në të gjithë fushën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb