Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, së bashku me deputetët e SDA Sanxhak, Ahmedin Shkrijel dhe Minela Kalender, kanë propozuar një rezolutë për dënimin e krimeve të kryera në Kosovë gjatë viteve 1998-1999.

Kamberi ka bërë të ditur se rezoluta paraqet një thirrje për ballafaqim me të kaluarën dhe për pranimin e fakteve të vërtetuara nga Tribunali Ndërkombëtar Penal për ish-Jugosllavinë.

Sipas tij, dokumenti dënon krimet sistematike, vrasjet, deportimet, spastrimin etnik dhe dhunën e ushtruar ndaj popullsisë civile shqiptare në Kosovë nga strukturat ushtarake, policore dhe paramilitare të regjimit të atëhershëm serb.

“Rezoluta rikujton masakrat në Reçak, Mejë, Krushë të Madhe, Krushë të Vogël, Suharekë, Izbicë, Podujevë dhe shumë vende të tjera, si dhe ekzistimin e varrezave masive në Batajnicë, Petrovo Selo, Perućac dhe Kiževak”, ka shkruar Kamberi

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb