Sulmuesi i Partizanit, Tedi Cara ishte protagonist me gol në fitoren 1-2 ndaj Erzenit.

“Normalisht jam i lumtur sepse me atë gol ndihmova dhe ekipin me atë sukses të radhës. Me 3 pikëshin në fund e kemi mbyllur mirë.”

-Duhet një gol i dytë që mos të kaloni këto situata stresuese…
“Faktikisht është e drejt duhet të kishim shënuar dhe golin e dytë. Por mënyra si zgjodhëm të luanim nuk e zgjidhëm siç duhet dhe duhet të sulmonim më tepër. E nenvlerësuam pasi ishin me 10 lojtarë. Ndodhi kjo dhe Erzeni na shënoi gol. Duhej një sforco e madhe për të fituar.”

-Na trego lidhur me post-derbin…i freskët apo ishe akoma i lodhur?
“Derbi me Tiranën ishte një ndeshje që të gjithë lojtarët duan të luajnë dhe të japin maksimumin. Pas ndeshjes nuk kisha fuqi më për asgjë. Trajneri e pa që 4-5 lojtarë ishin të sforcuar. Të gjithë lojtarët e ndjenin lodhjen nga derbi”  – tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: